Bullgaria ka propozuar t'i dhurojë Ukrainës avionë gjuajtës MiG-29, sipas një prej dokumenteve sekrete të Pentagonit të zbuluar në internet, të cituar nga CNN.
Më 23 shkurt, sipas një raporti, Bullgaria ka shprehur gatishmëri për t’i dhuruar gjuajtësit e saj MiG-29 Ukrainës. Gazeta e vlerësoi këtë si një "sfidë" sepse do ta linte vendin pa avionë luftarakë derisa F-16-të e porositur të prodhohen në SHBA, "që është të paktën një vit larg", vë në dukje botimi.
Nga 18 avionët bullgarë MiG-29, në fakt fluturojnë jo më shumë se 8. Nëse nuk gjenden motorë për avionët e vjetër MiG-29, përdorimi i tyre mund të zgjatet maksimumi deri në fund të vitit 2023, pranon ministri i mbrojtjes Dimitër Stojanov. Ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ministria për informacionet në raport, transmeton BTA.Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje..
Gëzuar Krishtlindjet, të dashur bashkatdhetarë! Në festën e madhe të krishterë të sotme, uroj që çdo shtëpi bullgare të jetë e mbushur me shëndet dhe..