Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Në lindje dhe në male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë deri në 13°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11° në veri deri në 15° në jug. Uji i detit është 10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Në lartësinë mbi 1700 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m minus 1°.
E enjtja do të jetë me diell dhe e ngrohtë. Por të premten do të bëhet sërish e ftohtë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë, do të bjerë shi mbi Bretan, Normandi, Uells, Beneluks, Baltikun Verior, pjesën qendrore të kontinentit, Ukrainën Perëndimore dhe mbi disa pjesë të Apenineve dhe Ballkanit. Në Londër dhe Paris priten 12 dhe 14°, në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 13 dhe 17°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19 dhe 16°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 23°. Në Beograd do të jetë 18°. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe 13 gradë në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 10°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 13°. 14° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 14° në Miami dhe Mexico City, 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 35°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 13 dhe 25°.Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”,..