Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me erë mesatare deri të fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Në lindje dhe në male do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë deri në 13°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11° në veri deri në 15° në jug. Uji i detit është 10°. Eksitimi i detit do të jetë deri në 2-3 ballë.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje. Në lartësinë mbi 1700 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 6°, në 2000 m minus 1°.
E enjtja do të jetë me diell dhe e ngrohtë. Por të premten do të bëhet sërish e ftohtë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë, do të bjerë shi mbi Bretan, Normandi, Uells, Beneluks, Baltikun Verior, pjesën qendrore të kontinentit, Ukrainën Perëndimore dhe mbi disa pjesë të Apenineve dhe Ballkanit. Në Londër dhe Paris priten 12 dhe 14°, në Berlin dhe Moskë do të jetë deri në 13 dhe 17°, në Romë dhe Bukuresht do të jetë 19 dhe 16°. Madridi mbetet kryeqyteti më i ngrohtë evropian me 23°. Në Beograd do të jetë 18°. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe 13 gradë në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 10°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 13°. 14° pritet në Los Anxhelos, 22 dhe 14° në Miami dhe Mexico City, 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 35°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 13 dhe 25°.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..