Banka e Bashkuar Bullgare dhe "KBC Bank Bullgaria" u bashkuan zyrtarisht pasi në Regjistrin Tregtar u regjistrua bashkimi i “KBC Groep” me Bankën e Bashkuar. Kjo ndodhi pas lejes së Bankës Qendrore Evropiane /BQE/ dhe Bankës Popullore Bullgare /BNB/. Në verën e vitit 2022, “KBC Groep” i Belgjikës bleu biznesin e “Raiffeisen Bank International” në Bullgari për mbi 1 miliard euro dhe banka u quajt përkohësisht “KBC Bank Bullgaria”.
Sipas BNB, grupi i ri bankar Banka e Bashkuar Bullgare bëhet lider në Bullgari për sa u përket aktiveve dhe pjesës së tregut prej 19.3%. Së bashku me filialet e saj në sektorët e sigurimeve, leasing-ut, sigurimit pensional, menaxhimit të aseteve dhe faktoringut, ajo u shërben më shumë se 2.4 milionë klientëve në vend.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..