Një zonë e mbrojtur pranë fshatit Vetren dhe liqenit Srebërna mbron blinjtë përgjatë Danubit, njoftoi organizata ekologjike WWF. Zona e mbrojtur “Blinjtë-Vetren” është 2884 dynym ose 404 fusha futbolli. Me urdhër të Ministrisë së Ekologjisë, në zonë ndalohet nxjerrja e inerteve, gërmimi i fundeve, depozitimi i mbetjeve, ndërtimi i hidrocentraleve dhe mbyllja e degëve anësore të lumenjve.
Qëllimi është të mbrohen peshqit e vegjël bli që kanë zgjedhur këtë pjesë të Danubit për t’u ushqyer dhe për t’u pushuar në udhëtimin e tyre qindra kilometra të gjatë drejt detit. Duke mbijetuar për 200 milionë vjet, blinjtë tani kërcënohen me zhdukje. Aktiviteti njerëzor i pengon migrimit sezonal të peshqve. Në Bullgari, Rumani, Ukrainë dhe Serbi ka një ndalim të plotë për kapjen e blinit.
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..