Bullgaria qëndron fort pas sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Dimitër Stojanov në një takim me ambasadoren e re të Ukrainës në Sofje, Olesja Illashçuk. Ministri e informoi ambasadoren për vendimet e parlamentit bullgar për ndihmën humanitare, ushtarako-teknike dhe ushtarake për Ukrainën. “Vendi ynë merr pjesë edhe në misionin EUMAM të BE-së. Jemi gati për trajnimin e mjekëve luftarakë dhe presim kërkesat e palës ukrainase”, shpjegoi Stojanov.
Illashçuk falënderoi për ndihmën e dhënë nga Bullgaria dhe për mbështetjen për integrimin evropian dhe euroatlantik të Ukrainës. Ajo theksoi se Kievi ka qenë gjithmonë një partner besnik i Bullgarisë dhe shprehu shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit efektiv dypalësh.
Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..
Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen...
Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë në zonat perëndimore, por vetëm në vende të izoluara, në..
Kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, tha se do të pranonte të bëhet sërish ushtrues detyre i kryeministrit nëse këtë post do t'ia caktonte..
Një vatër e re e zjarrit të madh në pjesën greke të malit Sllavjanka kaloi kufirin dhe zgjeroi perimetrin e zjarrit në 1200 dynymë në territorin..
Komisioni Parlamentar i Mbrojtjes ka dhënë dritën jeshile për blerjen e sistemit gjerman të mbrojtjes ajrore IRIS-T SLM. Vendimi u mbështet në lexim të..