Bashkëkryetari i koalicionit “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” Kirill Petkov tha për bTV se pret që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor të përfundojë javën e ardhshme. Sipas tij, më 13 prill GERB-SDS dhe koalicioni duhet të zgjedhin grupet punuese për të diskutuar për pjesën legjislative të negociatave. Grupet do të punojnë gjithashtu gjatë festave të Pashkëve për të përgatitur prioritetet për dy muajt e parë të Legjislaturës së 49-të të Kuvendit Populor. Vetëm pas kësaj ai pret të arrijë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Populor.
Përsa i përket arritjes së marrëveshjes në parlament për formimin e qeverisë Petkov shpjegoi për BNT se për momentin koalicioni i tyre “po flet vetëm për një program të përbashkët legjislativ”.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..