Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova u kualifikua në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Zaragozë me një fond shpërblyes prej 80 mijë dollarësh. Bullgarja e renditur në vendin e dytë mundi pjesëmarrësen spanjolle Irene Bourillo me 6:3, 6:4 dhe vazhdon në garë pa humbur asnjë set. Me daljen në gjysmëfinale, Viktoria Tomova fitoi 48 pikë për listën botërore, ku zë vendin e 98-të.
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..