Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot i vranët dhe me reshje shiu. Në disa vende sasitë do të jenë të konsiderueshme, në Bullgarinë Juglindore me shtrëngata. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, ato maksimale 13° deri 18°. Në Sofje temperatura minimale do të jetë rreth 7°, ajo maksimale rreth 14°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, me reshje shiu, mbi rreth 1700 m - borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12° dhe 14°, temperatura e ujit të detit është 10°-11°.
Moti jashtë shtetit:
Në Gadishullin Ballkanik do të mbajë mot kryesisht i vranët – në shumë vende do të ketë reshje shiu, të shoqëruara me bubullima në disa zona. Më e ngrohta do të jetë në Athinë - 21 gradë, në Stamboll - 18, në Bukuresht - 17, në Beograd dhe Selanik - 16, në Shkup - 15.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Evropën Veriore dhe Lindore. Në Evropën Perëndimore dhe Qendrore do të jetë kryesisht me vranësira, në disa vende do të ketë reshje shiu, në Alpe do të bjerë borë. Në Gadishullin Iberik dhe në rajonet jugperëndimore të Francës do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të jetë 15 gradë në Londër dhe Paris, 14 në Vjenë, 12 në Berlin, 18 në Romë, 24 në Madrid.
Në Nju Jork pritet mot me shi me temperaturë maksimale 22 gradë. Shi do të ketë edhe në Montreal dhe në Buenos Aires, ku gradët do të arrijë në 19. Me diell do të jetë në Dubai, me temperaturë deri në 29 gradë dhe në Los Anxhelos, ku temperatura do të arrijë 19 gradë. Në Çikago termometri do të tregojë vetëm 8 gradë dhe do të ketë reshje të dobëta bore.Ne do të paraqesim një buxhet për të stabilizuar financat publike, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një konferencë në Këshillin e Ministrave. “Kam mbështetjen dhe besimin e plotë se GERB do të qëndrojë fort pas këtij buxheti, në funksion të synimeve që..
Nuk presim ndryshime të rëndësishme në anën e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2025, por programi kapital do të rishikohet. Këtë e ka komentuar për Radion Kombëtare Bullgare Petër Mishev nga Instituti për Kërkime Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në zinxhirët ushqimorë, sipas shembullit të kroatëve, të enjten më 13 shkurt. Gjithashtu u bë thirrje..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..