Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 18 prillin

Të Martën e Ndritshme do të ketë sërish shi dhe erë

Foto: BGNES

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, në malet mbi 1700 m – me reshje bore. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në male shirat do të jenë të konsiderueshme në sasi dhe do të shoqërohen me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje - rreth 6°, ndërsa maksimalet - ndërmjet 12° dhe 17°, në Sofje - rreth 14°.

Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mjegull në zonat malore. Do të bjerë shi, ndërsa në lartësinë mbi 1700 m - borë, në disa zona reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi. Do të fryjë erë mesatare nga jug-juglindja, në mbrëmje do të fillojë të orientohet nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 7°, në 2000 metra - rreth 2°.

Do të mbajë mot kryesisht me vranësira në Detin e Zi. Do të ketë edhe reshje shiu, pasdite dhe në mbrëmje - përkohësisht intensive. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 14 gradë. Temperatura e ujit të detit është 11°-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD