Në Pleven fillon ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e maltit me një investim francez me vlerë 56 milionë leva (28.6 mln euro). Qëllimi është që ndërmarrja, e cila do të fillojë punën në fund të vitit 2024, të përmbushë standardet më të fundit për produktivitetin, sigurinë dhe ekonominë e energjisë.
40% e energjisë elektrike të nevojshme do të sigurohet nga një park fotovoltaik dhe kështu gjurmët e karbonit do të reduktohen me më shumë se 1700 ton emetime në vit. Në hapje, ambasadori francez në vendin tonë Joel Meyer, deklaroi se investimi “do të forcojë të gjithë ekosistemin, i cili përfshin fermerët, përdoruesit përfundimtarë, prodhuesit e birrës dhe të gjithë rajonin në përgjithësi”.Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..
Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..