Bullgaria vendos një ndalim të përkohshëm të importit të ushqimeve nga Ukraina, me përjashtim të mallrave tranzit, njoftoi kryeministri në detyrë Gëllëb Donev në fillim të mbledhjes së qeverisë.
“Gjatë vitit të kaluar, një sasi e konsiderueshme ushqimi ka mbetur në vend dhe ka krijuar vështirësi në zinxhirët ushqimorë. Nëse trendi ruhet ose forcohet, mund të ketë pasoja jashtëzakonisht të rënda për biznesin bullgar. Ne jemi të detyruar ta miratojmë këtë masë kombëtare sepse autoritetet evropiane ende po shqyrtojnë një masë adekuate. Ne besojmë se Brukseli do të dëgjojë dhe kuptojë qëndrimet e Bullgarisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë. Po mbetemi në solidaritet me Ukrainën, por falimentimet e fermerëve bullgarë nuk do të kontribuojnë në asnjë mënyrë në kauzën e saj”, tha kryeministri.Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..