Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria vendos dënime më të ashpra për piraterinë në internet

Foto: pixabay

Qeveria dëshiron kriminalizimin e shkëmbimit online të përmbajtjes pirate. Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan nga kabineti. Ato parashikojnë që krijimin, mirëmbajtjen e torrenteve pirate, platformave ueb, grupeve “chat” në aplikacione për ndarjen në internet të përmbajtjeve pirate të dënohen me deri në 6 vjet burg dhe gjobë deri në 5000 euro (10 000 leva). Objekti i krimit do të konfiskohet në favor të shtetit vetëm nëse i përket autorit. Lejohet përdorimi i mjeteve speciale të inteligjencës kundër piraterisë intelektuale. Shfrytëzuesit individualë të veprave pirate nuk penalizohen. Ndryshimet ligjore u dorëzuan në parlament pasi filloi procedura në SHBA kundër Bullgarisë për mungesën e luftës aktive kundër piraterisë online.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shpenzimet e mbrojtjes janë tashmë mbi 2% të PBB-së

Blerja e sistemit raketor të artilerisë Himars, për fat të keq, nuk është pjesë e perspektivës imediate të ushtrisë bullgare, tha zëvendësshefi i mbrojtjes gjeneral-toger Mihaill Popov pas përfundimit të stërvitjes më të madhe të Forcave Tokësore..

botuar më 24-06-04 6.17.MD
Jeff Gotlijb

Të rinjtë që nuk punojnë dhe nuk studiojnë janë një problem i madh për tregun bullgar të punës

Perceptimi i nivelit të korrupsionit në Bullgari mbetet shumë i lartë, komentoi Jeff Gotlijb, përfaqësues rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Nga pikëpamja institucionale është e rëndësishme ulja e..

botuar më 24-06-04 5.51.MD

Një dron u zbulua përsëri pranë Tjulenovo

Një mjet fluturues pa pilot u gjet në shkëmbinjtë midis vendbanimeve Tjulenovo dhe Kamen brjag. Vendi u rrethua nga policia në Shablla. Rajoni nuk është i aksesueshëm nga bregu. Për objektin e paidentifikuar u raportua në ushtri. Pritet identifikimi..

botuar më 24-06-04 5.09.MD