Të shtunën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 4 deri në 9°, në Sofje – 5°. Gjatë ditës do të ketë vranësira. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, me reshje shiu. Mbi Bullgarinë Qendrore do të ketë reshje shiu më intensiv pas mesditës me bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë prej 13 deri në 18°. Në kryeqytet do të jetë 14°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje lokale në veri. Temperaturat maksimale do të jenë 11-14°. Uji i detit është 11°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 1800 m reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m deri në 2°.
Të dielën deri në mesditë do të ketë orë me diell, pas mesditës do të ketë reshje kryesisht mbi masivët perëndimor.
Parashikimi i motit jashtë vendit:
Në Evropë do të bjerë shi - mbi Uells, Bretagne, Pirinejet Juglindore, Ukrainën Perëndimore, Karpatet dhe Kalabrinë në Apenine. Në Londër dhe Paris priten 13 dhe 17°, në Berlin - 22°. Në Moskë temperatura mbetet 15°, në Madrid dhe në Romë do të jetë 22°. Në Athinë do të jetë 21°. Në Beograd do të jetë 20°. Në Bukuresht do të jetë 16° dhe në Stamboll 19°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 11 dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 6 dhe 8°. 18° pritet në Los Anxhelos, 23 dhe 16° në Miami dhe Mexico City, 16 dhe 21° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 31°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 17 dhe 27°.
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
Pikërisht 27 vjet më parë në ditën e sotme, u vu në funksion pjesa e parë e metrosë së Sofjes - nga stacioni "Sllivnica" deri në "Konstantin Veliçkov"...
Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga..
Burgasi do të aplikojë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës në 2032. Si një hap i parë, po krijohet një fondacion për t'u përfshirë në strategjinë dhe..