Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 7 deri në 12°, në Sofje – 8°. Gjatë ditës në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me vranësira të konsiderueshme dhe reshje të dendura shiu pasdite. Temperaturat maksimale do të jenë prej 17 deri në 22°. Në kryeqytet do të jetë 17°.
Mbi Detin e Zi do të mbajë vranësira me reshje. Temperaturat maksimale do të jenë prej 14 deri në 16°. Uji i detit është 10-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në zonat malore vranësira do të jetë e konsiderueshme me reshje. Në lartësinë mbi 2300 m reshjet e shiut do të kalojnë në borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë 11°, në 2000 m deri në 5°.
Të mërkurën do të vijojnë reshjet e shiut në të gjithë vendin dhe temperaturat do të pësojnë rënie.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të bjerë shi mbi Beneluksin, Alpet, Korsikë, Karpate, Sanxhak, Maqedoninë Perëndimore dhe Maqedoninë Greke. 11 dhe 13° priten në Londër dhe Paris, 11° në Berlin. Në Moskë temperatura do të jetë 18°, në Madrid dhe në Romë 28 dhe 21°. Në Athinë do të jetë 24°. Në Beograd do të jetë 16°. Do të jetë 18° në Bukuresht dhe 20° në Stamboll.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 8°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 13 dhe 11°. 20° pritet në Los Anxhelos, 28 dhe 26° në Miami dhe Mexico City, 21 dhe 26° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Do të jetë 32° në Dubai, 22 dhe 29° në Jerusalem dhe Teheran, përkatësisht.Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..
Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..