Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti nuk do të nxitojë me mandatin për të formuar një qeveri

Foto: BGNES

Situata politike është mjaft e ndërlikuar dhe kërkon kujdes, dialog dhe arsye të shëndoshë nga të gjithë faktorët përgjegjës, tha presidenti Rumen Radev. Ndryshe nga ai i mëparshmi, parlamenti i 49-të, edhe pa qeveri, nuk mund të lejojë të mos miratojë ligje kritike, tha presidenti. “Mund të humbasim mundësinë për pranimin tonë në Shengen që këtë vit, pas arritjeve tona diplomatike”, shtoi kreu i shtetit. Sipas tij, Kuvendit i duhet kohë që të jetë në gjendje të miratojë të paktën ligjet më të rëndësishme dhe buxheti i qeverisë së përkohshme është një test i kompetencës dhe pjekurisë politike të të gjitha partive me ambicie për pushtet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD