Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ITN nuk arriti të mbledhë nënshkrime për një referendum mbi një republikë presidenciale

Sllavi Trifonov
Foto: Ani Petrova

Partia “Ka një popull të tillë” (ITN) nuk arriti  të mbledhë nënshkrime të mjaftueshme për të iniciuar një referendum për një republikë presidenciale. Këtë e njoftroi lideri i kësaj partie, Sllavi Trifonov. “Mblodhëm 145 193 nënshkrime nga qytetarët bullgarë – në Bullgari dhe në mbarë botën – për mbajtjen e një referendumi për thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të ndryshonte strukturën shtetërore të Republikës së Bullgarisë nga parlamentare në presidenciale. Këto nënshkrime janë të pamjaftueshme sipas ligjit aktual dhe tani një referendum i tillë nuk do të iniciohet”, shkroi Trifonov në Facebook. Për këtë është e nevojshme të mblidhen 400 000 nënshkrime. Sipas liderit të ITN-së, nevojiten ndryshime në legjislacion për referendumet me një numër më të vogël të nënshkrimeve të kërkuara, “sepse për mendimin tonë, demokracia e drejtpërdrejtë është shprehja dhe forma e vërtetë e demokracisë”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 108 000 punëtorë nga 64 vende jashtë BE-së erdhën në Bullgari për 6 vjet

Importi i fuqisë punëtore nga vendet jashtë BE-së është në një nivel rekord, por nuk mbulon nevojat e biznesit. Që nga fillimi i vitit, vetëm për punësim sezonal u regjistruan 4202 shtetas të vendeve të treta. Kjo është 40% e punësimit sezonal të..

botuar më 25-03-18 10.27.PD

Ditë zie kombëtare në Bullgari, në kujtim të viktimave të Koçanit

18 mars 2025 është një ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave që vdiqën në rrethana tragjike në qytetin Koçani, Republika e Maqedonisë së Veriut. Vendimi për këtë u mor dje nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare shpreh ngushëllimet e..

botuar më 25-03-18 9.11.PD

Parashikimi i motit për 18 marsin

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë nga veri-verilindja, do të forcohet dhe bashkë me të do të vazhdojë të depërtojë edhe një ajër i ftohtë. Të martën do të mbizotërojë mot me vranësira. Në shumë vende do të ketë reshje bore, në Ultësirën e..

botuar më 25-03-17 7.30.MD