Saksofonisti virtuoz Vlladimir Kërparov do të prezantojë muzikën e tij origjinale së bashku me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev në një koncert që do të mbahet më 27 prill në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios.
Vlladimir Kërparov prej vitesh jeton dhe performon në mbarë Evropën si dhe në Gjermani ku jeton.
Ai u diplomua në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” në Sofje dhe pas kësaj edhe në Shkollën e Lartë të Muzikës “Hans Eisler” në Berlin. Ka luajtur me një sërë muzikantësh të njohur. Ka marrë pjesë në festivale muzikore në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën Veriore, Afrikën e Veriut.
Në vitin 2020 Ministria e Kulturës së Bullgarisë iu dha Certifikatën për kontributin e tij në promovimin e kulturës bullgare në mbarë botën. Ai është gjithashtu mbajtës i çmimit “Artisti më i mirë i ri i xhazit të vitit 1996”, Çmimit të tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Xhazit në Monako në vitin 1999, Çmimit “Medica pro Musica” për Muzikantët e Rinj në Dyseldorf në vitin 2000.
Në krijimtarinë e tij, Vlladimir Kërparov ndërthur xhazin modern me folklorin bullgar.
Kompozicioni “Më mëso, nënë” është një këngë e vjetër popullore në një aranzhim autori të Vlladimir Kërparov. Ai e regjistroi me muzikantët e kuartetit të tij dhe do të jetë pjesë e albumit të radhës, i cili pritet të dalë në fund të vitit. Soliste vokale është Katja Tasheva, e cila do të dalë në skenë edhe gjatë koncertit në Sofje. “Më mëso, nënë” është një nga tri këngët që Vlladimir Kërparov i aranzhoi enkas për Big Bendin e BNR-së dhe do të interpretohet në koncertin e 27 prillit.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock..