Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 majin

E marta do të jetë me diell e ngrohtë

Foto: BGNES

malet perëndimore, por probabiliteti i reshjeve është i vogël. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°. Në kryeqytet do të jetë 21°.

Mbi Detin e Zi do të jetë me diell, me erë nga lindja-juglindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 14-16°. Uji i detit është 12-13°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 13, në 2000 m - deri në 6°. Do të fryjë erë e fortë juglindore.

Ditën e mërkurë dhe të enjte do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të shkurtra shiu. Në disa vende do të ketë reshje shiu intensiv. Temperaturat do të ulen me 3-5°.

Parashikimi i motit jashtë vendit:

Në Evropë do të bjerë shi mbi zonën qendrore të kontinentit, nga Baltiku në verilindje, përmes Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, Hungarisë, Apenineve, Korsikës, Adriatikut jugor dhe Korintit. 14 dhe 17° priten në Londër dhe Paris, 13° në Berlin. Në Moskë temperatura do të jetë 17°, në Madrid 29°, në Romë 23°. Do të jetë 22° në Athinë dhe Bukuresht, 21° në Beograd dhe 19° në Stamboll.

Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 14 dhe 13°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 21 dhe 7°. 15° pritet në Los Anxhelos, 30 dhe 29° në Miami dhe Mexico City, 18 dhe 27° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 34°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 21 dhe 26°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Liqeni i Pomories mirëpret vizitorët pa pagesë për Ditën Botërore të Ligatinave

Sot, më 1 shkurt, Qendra e Vizitorëve “Liqeni i Pomories” pranon vizitorë falas me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, e cila festohet më 2 shkurt. Kështu ka bërë të ditur Komuna e Pomories. Qendra do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në orën 16:00...

botuar më 25-02-01 5.15.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..

botuar më 25-01-31 7.35.MD

Një kontigjent nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të ruajë kufirin bullgaro-turk

Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..

botuar më 25-01-31 5.36.MD