Një nga zakonet popullore bullgare – Peperuda (Flutura) - është një ritual specifik për thirrjen e shiut, që mbahet në pranverë dhe verë, në data të caktuara ose gjatë një periudhe thatësire. Në rajone të ndryshme të Bullgarisë njihet me emra të ndryshëm si Peperuga, Peruniga etj. Nuk lidhet me një datë të veçantë, por më së shpeshti kryhet në festat pranverë-verë në fillim të majit.
Në versionin e tij tipik bullgar, një vajzë e vogël e mbuluar me gjelbërim shëtit nëpër fshat, e shoqëruar nga një grup vajzash, ku të zotët e çdo shtëpie e ujitin me ujë. Gjatë kësaj kohe të tjerët këndojnë këngë duke u lutur për shi.
Ky zakon ka frymëzuar ekipin krijues të Savina, DiMO(BG) dhe Aleks Nushev për të krijuar magjinë e tyre muzikore - këngën "Peperuga" (“Flutura”), duke kombinuar stilet muzikore afro house, elemente etnike dhe një ritëm magjepsës.
Duke u shfaqur pak para Ditës së Enjos, kur tradicionalisht ky zakon kryhet më shpesh, kënga u bë hiti i padiskutueshëm i verës së kaluar.
"Ndoshta është për shkak të magjisë së koduar në zakonin Peperuga (ose Flutur, siç quhet në disa vende)," thotë Savina. Videoja e interpreton këtë ritual, të lidhur fort me besimet dhe traditat bullgare, të ngulitura në gjenet tona. Nga ana tjetër e di që një ritual i ngjashëm si “Flutura” ekziston edhe tek popuj të tjerë, madje edhe në kontinente të tjera. Prandaj kemi bërë një përzierje mes dy kulturave, duke takuarnjë zanë mali dhe një zanë afrikane”.
Përgatitja për këngën ka qenë muaj më parë dhe është rezultat i punës së përbashkët të këngëtares Savina dhe DiMO(BG) - DJ dhe producent muzikor.
“Ky është projekti i parë etnik, me prodhimin e të cilit u angazhova plotësisht – thotë Dimo.
Mendoj se njerëzit kanë nevojë pikërisht për energjinë pozitive të kësaj kënge."
“Peperuga” është aranzhuar nga DiMO(BG). Për muzikën, Savina ishte sërish në partneritet me Aleks Nushev, me të cilin kanë punuar së bashku mbi hitin e verës 2021 "Junaçe" (“Trimi i Vogël”) dhe projektin etno të xhazit "Bela Le". Me "Peperuga" Savina po i mbetet besnike stilit të saj, ku ndërthur etno dhe folklor elementë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..
"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..
Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..