Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Enjos - një përrallë e bukur për fuqinë e mrekullueshme të bimëve

Foto: pixabay

Historia e Ditës së Enjos (Enjovden) është si një përrallë e bukur, e cila ka bashkuar fuqinë mrekullibërëse të bimëve, rininë dhe bukurinë që e shoqërojnë festën. Një përrallë të cilës i rikthehemi me kënaqësi çdo vit më 24 qershor, ua tregojmë fëmijëve tanë për të rrënjosur në shpirtin e tyre respektin për mençurinë dhe traditat. Nuk është sekret që ritualet e festës së Ditës së Enjos kryhen ende nga shumë bullgarë. Zakonisht këta janë mjekë bimorë, adhurues të mjekësisë bimore, gra dhe vajza të reja nga grupet folklorike, siç ka në çdo fshat bullgar dhe në shumë qytete. Ata dalin në natyrë në mëngjes herët, para lindjes së diellit. 


Thuhet se në këtë kohë barërat kanë fuqinë më të madhe shëruese, sepse natën para festës hapet qielli, yjet zbresin në tokë dhe i magjepsin barërat dhe lulet. Ujërat janë gjithashtu shërues, sepse dielli, i cili ka përfunduar rrugën për në verë, lahet dhe kthehet prapa - drejt dimrit. Prandaj, është mirë të rrotulloheni disa herë në barin e vesës ose të laheni në një lumë ose liqen.


Legjenda thotë se kur Zoti e krijoi njeriun nga balta, e la në diell që të thahej. Ai vendosi të pushonte, por ishte i lodhur dhe e zuri gjumi. Djalli erdhi dhe e goditi njeriun me gisht, duke e mbuluar trupin me shumë vrima. Duke е parë këtë, Zoti mblodhi bar dhe mbylli çdo vrimë me të. Më pas ai i bekoi barishtet që të bëheshin barëra medicinale. Zoti humbi vetëm një vrimë dhe prej andej sëmundjet filluan të zvarriten dhe të dëmtojnë njerëzit. Prandaj populli ynë beson se origjina e bimëve lidhet me betejën e përjetshme mes së mirës dhe së keqes, mes Zotit dhe djallit.

Në të njëjtën datë - 24 qershor, Kisha Ortodokse feston lindjen e Shën Gjon Pagëzorit.


Sipas traditës, në rrugë dhe gjatë mbledhjes së barishteve këndohen këngë të veçanta. Ato dëgjohen edhe sot gjatë restaurimeve të zakonit, që organizohen në të gjithë vendin. Kësaj feste i kushtohen edhe këngët bashkëkohore të autorit në stilin folklorik. E tillë është kënga “Dita e Enjos” e motrave Iva dhe Eva Valentinovi.


 “E përkthyer nga dialekti i Graovos, kjo këngë tregon: “U ngritën herët në agim, vajza e nuse të reja” “Vishnin këmisha të bardha, shkelnin livadhe të harlisura dhe rrokulliseshin në vesë... ”


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: pixabay, arkiv







Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD