Ka të dyshuar për atentatin ndaj kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi ministri i brendshëm Ivan Demerxhiev pas një takimi të shërbimeve, por nuk pranoi të japë detaje. “Jemi duke hetuar të gjitha mundësitë për të gjurmuar rrugën e automjetit. Nuk ka të lënduar, lloji i mjetit shpërthyes nuk lejon të kapërcehet mbrojtja e kësaj veture”, theksoi ministri.
“Ky akt po krijon kaos, frikë, është një ngjarje e shëmtuar që ka pasoja të këqija. Kjo na bën edhe më ambicioz për të përfunduar reformën sistematike dhe ligjore”, komentoi kreu i partisë GERB Bojko Borisov nga Razgrad.
“Sulmi ndaj kryeprokurorit është sulm ndaj reformës në drejtësi”, tha edhe gjen. Atanas Atanasov, bashkëkryetar i “Bullgarisë Demokratike”.
Pak para dorëzimit të mandatit, PP-DB konfirmoi sërish se refuzon mbështetjen. Në Facebook, bashkëkryetari i PP-DB Kirill Petkov vuri në dukje se koalicioni nuk do të mbështesë një qeveri GERB-DPS për të cilën ëndërron Peevski, sepse “reformat e..
Në Montana, nisën një peticion kundër ndërtimit të një depoje për mbetjet bërthamore. Sipas informacioneve, planifikohet të ruhen mbetje bërthamore të nivelit të lartë nga Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” në fshatin Sumer. Petër Pençev nga..
Kombëtarja e Bullgarisë në matematikë pati një paraqitje të shkëlqyer në Olimpiadën Ballkanike për 15-vjeçarë. 6 nxënës bullgarë u kthyen me 6 medalje nga gara në Antalia e zhvilluar nga data 25 deri më 30 qershor, njoftoi Ministria e Arsimit. Nxënësi i..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..