Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbreti i luleve është bullgar dhe jeton në Melburn

10
Foto: arkiv personal

“Çfarëdo që të thuash, thuaje me butësi, si një lule!”, këto janë fjalët e një bullgari që gjithë jetën e tij ia kushtoi artit dhe bukurisë. Ganço Taskov jeton në Melburn të Australisë, ku njihet si Mbreti i Luleve, për shkak të krijimeve të tij fantastike me lule, me të cilat fiton duartrokitje në të gjitha ekspozitat botërore të luleve në mbarë botën. Dalja e fundit në skenë e fitodizajnerit ishte me një strukturë të madhe lulesh e titulluar "Krijimi" në Bienalen Ndërkombëtare të Ngjyrave të Melburnit të mbajtur para disa kohësh. “Unë merrem me estetikë dhe ilustrim mode, me grafikë dhe pikturë, i kam marr me radhë të gjitha stilet artistike” - thotë Ganço. Edhe pse ai ka jetuar për më shumë se 4 dekada në anën tjetër të globit, Bullgaria është ende afër zemrës së tij dhe ai shpesh udhëton në vendlindjen e tij, Kjustendill, ku ka lindur 72 vjet më parë:

“As emrin nuk e kam ndryshuar. Pasi këtu është vështirë të shqiptohet dhe shkruhet në mënyrë specifike Ganço, më thonë - "hajde, bëhu Gani Toskani!". Por ky emër është shumë italian, nuk do ta doja. Pastaj ata thonë - "bëhu Geri Tomson!". Por është shumë anglez, ndërsa unë ndihem bullgar, preferoj të më quajnë Ganço. Sepse Bullgaria është atdheu im. Është e vërtetë, jam rritur në një regjim totalitar, por pavarësisht gjithçkaje unë e dua atë, është një vend jashtëzakonisht i bukur!” – thotë Ganço Taskov.

Shija e tij për bukurinë materializohet edhe në kopshtin e shtëpisë së tij, ku bullgari rrit të gjitha llojet e luleve, duke përfshirë trëndafilat bullgarë, por gjithashtu edhe perimet. Një pjesë e kësaj pasurie përfundon në tryezën e shtëpisë, një tjetër - kthehet në skulptura shumëngjyrëshe. “Fitodizajni është një art i pastër, në të nuk ka fenomene kitsch dhe dekadente”, pohon bullgari i njohur, i