“Në këtë fazë nuk mund të thuhet se ka të dyshuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Marian Marinov, në lidhje me tentativën për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Fjalët e tij vijnë disa orë pasi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev njoftoi në një konferencë në Këshillin e Ministrave se ka të dyshuar për atë që ndodhi në rrugën Sofje-Samokov. Ndërkohë, ka përfunduar këqyrja e vendit të shpërthimit dhe tash e tutje do të punojmë me shërbimet operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe të gjitha shërbimet partnere ndërkombëtare, tha gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për krim të kryer sipas nenit 108 të Kodit Penal për terrorizëm.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..