Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 4 majin

Moti do të jetë i vranët me reshje shiu

Foto: BTA

Më 4 maj do të mbajë mot kryesisht i vranët. Para mesditës kryesisht në Bullgarinë Lindore, dhe pas mesditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, në Bullgarinë Jugore dhe në rajonet malore - përkohësisht intensive dhe të shoqëruara me bubullima. Ka kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 14° dhe 19°, në Sofje rreth 14°.

Në male do të mbajë mot kryesisht me vranësira, para mesditës në shumë zona me mjegull. Do të ketë reshje shiu, mbi 2000 m - reshje bore. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë rreth 10°, në 2000 m - rreth 3°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët, kryesisht në orët e paradites me reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë 13°-15°, uji i detit do të jetë 12-14°.

Në Ballkan do të mbajë mot kryesisht i vranët, në shumë vende me reshje të vazhdueshme shiu, dhe me bubullima pas mesditës - kryesisht në zonat jugore të gadishullit. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“The Economist” do të zhvillojë një forum kushtuar ekonomisë bullgare

Revista “The Economist” mban sot në Sofje një forum kushtuar zhvillimit të ekonomisë bullgare. Aktiviteti mbledh së bashku përfaqësues të institucioneve shtetërore, të biznesit dhe sektorit bankar, si dhe diplomatë. Mysafir nderi dhe folës në forum do të..

botuar më 25-02-05 6.05.PD

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD

Ambasadori bullgar në Shkup: Ajo që duhej të na bashkonte po na ndan

Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..

botuar më 25-02-04 6.16.MD