Çdo shtet i cili ka ushtrinë e tij ka një formacion që, përveç detyrave të tjera që rrjedhin zakonisht nga Ligji i Protokollit të Shtetit, kryen edhe funksione përfaqësuese. Në vendin tonë ky rol i është besuar njësisë së Gardës Kombëtare, e cila u krijua në vitin 1879, menjëherë pas ardhjes së princit bullgar Aleksandër I Batenberg. Detyra e saj më e rëndësishme atëherë ishte të garantonte sigurinë personale të princit. Ushtarët kryejnë detyrat e tyre me uniforma speciale, të qepura për herë të parë në vitin 1883 dhe të pandryshuara e deri më sot. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, zëvendësdrejtoresha e Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake Dejana Kostova zbuloi fakte interesante për krijimin e uniformës së gardës:
“Ajo thur në vetvete simbolikën kombëtare. Merita për krijimin e saj i takon vetë princit, i cili personalisht mori pjesë në bërjen e vizatimeve të para të modeleve dhe në përzgjedhjen e stofin për uniformën. Kur u krijuan këto vizatime të para të uniformës së Gardës, ato u bazuan në uniformën e preferuar të kalorësisë në atë kohë. Një nga elementët e dukshëm në këtë uniformë është kallpaku i gardës i zbukuruar me Yllin e Aleksandrit dhe pendën e pandryshueshme të shqiponjës, e cila është simbol i shpirtit krenar bullgar.”
Uniforma e Gardës është dimërore dhe verore dhe përbëhet nga një kallpak, uniformë, pantallona blu të errët me bordurë argjendi dhe çizme të zeza me spurs. Për dimrin uniforma është prej cohës së kuqe të çelur me zbukurime dhe një kallpak roje gri, dhe ajo për verën është e bardhë me zbukurime të kuqe dhe një kallpak të bardhë.
Shtatëdhjetë e dy janë gardistët që vdiqën për nderin dhe lavdinë e atdheut nga viti 1885 deri në vitin 1945. Monumenti i ndërtuar në kujtim të tyre është një shprehje e mirënjohjes dhe nderimit për veprën e ushtarëve të rënë të Gardës, emrat e të cilëve nuk do të harrohen kurrë”, thekson shefi i Shtabit të Batalionit të Parë të Gardës – Major Nikollaj Stojanov dhe shton:
“Monumenti u ngritur në fund të vitit 2005, me ndihmën e Fondit Kombëtar të Donatorëve “13 shekuj Bullgaria”. Autori i tij është skulptori Sejfetin Shekerov-Sefo, i cili e zotëroi këtë zanat nga Vezhdi Rashidov. Memoriali kombinon imazhet e Yllit të Aleksandrit dhe pendës së shqiponjës, të cilat janë derdhur në bronz. Në të dy anët e pendës së shqiponjës ngrihen dy kolona betoni, në të cilat janë ngjitur pllaka graniti me emrat e 72 Gardistëve që dhanë jetën në luftëra. Motoja e njësisë së Gardës Kombëtare “Për nderin dhe lavdinë e Atdheut” është shkruar nën Yllin e Aleksandrit. Një kurorë dafine është ngjitur në pjesën e pasme të monumentit, që simbolizon trimërinë dhe heroizmin e atyre që ranë në betejë.”
Krahas detyrave që rrjedhin nga Ligji për Protokollin e Shtetit dhe Statuti i Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë, roli i njësisë së Gardës Kombëtare është gjithashtu udhëheqës në krijimin e të ashtuquajturve skuadra të adoleshentëve të gardës. E para prej tyre u krijua në qytetin Kërxhali në nëntor të vitit 2006, ndërsa sot të tilla ka në 16 qytete të tjera bullgare, duke përfshirë Plleven, Burgas, Smoljan, Veliko Tërnovo, Ruse, Gabrovo, Goce Dellçev etj.
“Për këto skuadra duhet të themi se kanë një efekt jashtëzakonisht të dobishëm në edukim, i cili fillon që në moshë të vogël - thotë majori Stojanov. - Qëllimi është ruajtja e historisë sonë dhe ringjallja e traditave, si dhe edukimi i dashurisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj atdheut tek brezi i ri. Iniciativa zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Bullgarisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes.”
Shikoni më shumë:
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, guards-bg.com, Reuters
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..