Në orët e para të 9 majit, Rusia gjuajti 15 raketa në Kiev, të cilat u rrëzuan, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko në “Telegram”. Gjithsej 25 raketa u lëshuan kundër Ukrainës, nga të cilat 23 u rrëzuan, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhni.
Operacionet ushtarake në Ukrainë vazhdojnë në Ditën e Evropës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e krahasoi luftën kundër Rusisë tani me atë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Rusia do të mposhtet ashtu siç u mposht Rajhu nazist. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti për një vizitë në Kiev më 9 maj. “Është mirë të kthehem në Kiev,aty ku vlerat që i mbajmë të shtrenjta mbrohen çdo ditë. Pra, është një vend shumë i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, deklaroi para Parlamentit Evropian se është e mundur, si mjet i fundit, që ndërmarrjet ushtarake në vendet anëtare të detyrohen të riorientojnë prodhimin e tyre për nevojat e Evropës dhe Ukrainës. Ai shtoi se ka vizituar tashmë 15 ndërmarrje ushtarake në 13 vende, përfshirë Bullgarinë, për të parë kapacitetin e tyre dhe çfarë u nevojitet për të rritur dhe përshpejtuar prodhimin e tyre.Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..