Në orët e para të 9 majit, Rusia gjuajti 15 raketa në Kiev, të cilat u rrëzuan, njoftoi kryetari i bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitali Kliçko në “Telegram”. Gjithsej 25 raketa u lëshuan kundër Ukrainës, nga të cilat 23 u rrëzuan, tha komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjenerali Valeri Zaluzhni.
Operacionet ushtarake në Ukrainë vazhdojnë në Ditën e Evropës. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e krahasoi luftën kundër Rusisë tani me atë kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore dhe tha se Rusia do të mposhtet ashtu siç u mposht Rajhu nazist. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti për një vizitë në Kiev më 9 maj. “Është mirë të kthehem në Kiev,aty ku vlerat që i mbajmë të shtrenjta mbrohen çdo ditë. Pra, është një vend shumë i përshtatshëm për të festuar Ditën e Evropës”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Komisioneri evropian për tregun e brendshëm, Thierry Breton, deklaroi para Parlamentit Evropian se është e mundur, si mjet i fundit, që ndërmarrjet ushtarake në vendet anëtare të detyrohen të riorientojnë prodhimin e tyre për nevojat e Evropës dhe Ukrainës. Ai shtoi se ka vizituar tashmë 15 ndërmarrje ushtarake në 13 vende, përfshirë Bullgarinë, për të parë kapacitetin e tyre dhe çfarë u nevojitet për të rritur dhe përshpejtuar prodhimin e tyre.Të mërkurën , nga mesnata, reshjet dhe rreziku për breshër do të lëvizin nga perëndimi drejt Bullgarisë Qendrore dhe Jugperëndimore. Pas mesditës, vranësirat nga jugperëndimi do të çahen dhe moti do të jetë me diell. Temperaturat minimale do të..
“Frika e tund DPS-në. E kam fjalën për aparatin”. Këtë e komentoi për BNR, Korman Ismaillov, ish-kryetar i organizatës rinore të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri. Sipas tij, partia, e cila doli e dyta në zgjedhjet parlamentare të qershorit, nuk..
Çështja nuk është nëse Ukraina do të anëtarësohet në NATO, por kur do të ndodhë. Përgjigja varet nga fusha e betejës dhe aftësia për të arritur paqen e qëndrueshme, tha presidenti bullgar Rumen Radev në hapjen e Tryezës së 28-të të Qeverisë të..
“Është e qartë se kriza politike vazhdon dhe zgjidhja e saj kërkon jo vetëm lënien mënjanë të interesave personale dhe partiake, por kërkon edhe sjelljen..
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti Ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Duke..
Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138..