Ministri i Punëve të Jashtme Ivan Kondov sot më 9 maj thirri për një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Agneza Popovska, njoftoi MPJ. Ministri Kondov i shprehu ambasadores Popovska shqetësim dhe mospajtim të fortë me veprimet e autoriteteve kufitare të Republikës së Maqedonisë në vendkalimin kufitar “Novo Sello”, të cilët më 6 maj 2023 nuk iu lejuan eurodeputetit bullgar Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Kujtesa Bullgare”, Milen Vrabevskit, si dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë të hynin në territorin e vendit. Përfaqësuesit bullgarë deshën të bënin homazhe për ushtarët e rënë bullgarë në Varrezat Ushtarake në Novo sello.
Gjatë takimit, ministri Kondov deklaroi se një masë e tillë është e paarsyetuar dhe e papajtueshme me parimet dhe normat evropiane që Maqedonia e Veriut është e përkushtuar t’i respektojë.
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...
Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..