Sanksionet janë duke u vendosur për shkeljet e rregullores së re të roaming-ut, raportoi BNT. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike, të cilat detyrojnë operatorët celularë të mos aplikojnë çmime me shumicë për shërbimin e thirrjeve emergjente në roaming. Në rast mosrespektimi të dispozitës, gjoba është nga 200 000 deri në 1 milion euro.
Në rast se klientët që e përdorin roaming-un nuk janë të informuar në mënyrë adekuate nga operatorët për mënyrat e aksesit në shërbimet e urgjencës në vendin e vizituar të BE-së, gjoba për ofruesit e shërbimeve është në shumën prej 5000 deri në 50 000 euro. Ndryshimet parashikojnë edhe futjen e sistemit BG-ALERT për mesazhe për të paralajmëruar popullatën për situata emergjente dhe fatkeqësish.Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Në orët e mëngjesit në ultësira, kryesisht në gjysmën lindore të vendit dhe përgjatë rrjedhës së lumit Danub do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta. Temperaturat minimale do të..
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte mbërriti me një helikopter të Forcave Ajrore Bullgare në poligonin Novo Sello, në rrethin e Slivenit, për t'u njohur me punën e grupit luftarak shumëkombësh me vendin kornizë Italinë. I ftuari shoqërohej nga..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi nga Brukseli se presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka treguar mirëkuptim të plotë për vendimin për të mos nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Ukrainës pa mbështetjen e Asamblesë..