Sanksionet janë duke u vendosur për shkeljet e rregullores së re të roaming-ut, raportoi BNT. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike, të cilat detyrojnë operatorët celularë të mos aplikojnë çmime me shumicë për shërbimin e thirrjeve emergjente në roaming. Në rast mosrespektimi të dispozitës, gjoba është nga 200 000 deri në 1 milion euro.
Në rast se klientët që e përdorin roaming-un nuk janë të informuar në mënyrë adekuate nga operatorët për mënyrat e aksesit në shërbimet e urgjencës në vendin e vizituar të BE-së, gjoba për ofruesit e shërbimeve është në shumën prej 5000 deri në 50 000 euro. Ndryshimet parashikojnë edhe futjen e sistemit BG-ALERT për mesazhe për të paralajmëruar popullatën për situata emergjente dhe fatkeqësish.GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..