Sanksionet janë duke u vendosur për shkeljet e rregullores së re të roaming-ut, raportoi BNT. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike, të cilat detyrojnë operatorët celularë të mos aplikojnë çmime me shumicë për shërbimin e thirrjeve emergjente në roaming. Në rast mosrespektimi të dispozitës, gjoba është nga 200 000 deri në 1 milion euro.
Në rast se klientët që e përdorin roaming-un nuk janë të informuar në mënyrë adekuate nga operatorët për mënyrat e aksesit në shërbimet e urgjencës në vendin e vizituar të BE-së, gjoba për ofruesit e shërbimeve është në shumën prej 5000 deri në 50 000 euro. Ndryshimet parashikojnë edhe futjen e sistemit BG-ALERT për mesazhe për të paralajmëruar popullatën për situata emergjente dhe fatkeqësish."BSP - E majta e bashkuar" dhe "Vëzrazhdane" kundërshtuan njoftimin e dërguar grupeve parlamentare nga kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për nënshkrimin e ardhshëm të Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes midis Bullgarisë dhe..
Ka shanse për të formuar një qeveri të rregullt. Përpara gazetarëve, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se deri tani negociatat po shkojnë mirë. “Sa më shumë të heshtim, aq më mirë”, vuri në dukje Borisov dhe shprehu optimizëm për bisedimet që po..
Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..