Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Rruga e gjatë" – një ekspozitë fotografike nga Vanessa Winship dhe George Georgiou në Sofje

7
Ballçik, Bullgari, nga seria Black sea, ©️ Vanesa Uinship/Agence VU'

Fotografët e njohur britanikë Vanessa Winship dhe George Georgiou do të prezantojnë për herë të parë punimet e tyre në Sofje. Ekspozita e tyre titullohet “Rruga e gjatë” dhe është krijuar posaçërisht për hapësirën e galerisë „Syntesiz“. Autorët do të marrin pjesë personalisht në hapjen, e cila do të bëhet më 12 maj.

Tuapse, Rusi, nga seria Black sea, ©️ Vanesa Uinship/Agence VU'

Fotografitë e përfshira në ekspozitë ndjekin rrugëtimin mbi 30-vjeçar që Vanessa Winship dhe George Georgiou kanë bërë së bashku nga vitet e tyre studentore në Londër, përmes serive dokumentare të xhiruara në Britaninë e Madhe, Itali dhe Indi, punën e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi gjatë luftës së Kosovës. Përfshihen punimet e tyre nga vende të ndryshme të Evropës Lindore dhe Ballkanit, përfshirë Bullgarinë, si dhe projektet e tyre më të fundit në SHBA.

Hakkari, Turqi, nga seria Fault Lines/Turkey/East/West, ©️ George Georgiou

Sot, dy fotografët e ndajnë kohën e tyre mes qytetit anglez Folkestone dhe fshatit bullgar Mandritsa.

Vanessa Winship dhe George Georgiou janë ndër emrat e mëdhenj në skenën ndërkombëtare të fotografisë. Ata janë anëtarë të agjencive fotografike VU' dhe Panos/Prospekt, ndërsa puna e tyre është shfaqur në institucione si MoMA në Nju Jork dhe Barbican në Londër. Ekspozita e tyre në Sofje "Rruga e gjatë" është pjesë e programit të Natës Evropiane të Muzeve më 13 maj.

Kukës, Shqipëri, nga seria Balkan Journey, ©️ George Georgiou

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello


Më shumë nga rubrika

Rajna Kabaivanska: Opera është bota ime

Çdo vjeshtë, sopranoja e famshme bullgare Rajna Kabaivanska, e cila jeton prej vitesh në Itali, mbledh të talentuar të rinj të operës nga e gjithë bota në masterclass-in e saj në Universitetin e Ri Bullgar – masterclass-i i parë në Bullgari, i..

botuar më 23-09-28 3.30.MD

Një zonë ujore u përfshi në rezervatin arkitekturor-historik “Qyteti i vjetër Nesebër”

UNESCO konfirmoi kufijtë e zgjeruar të trashëgimisë kulturore materiale botërore në “Qytetin e vjetër Nesebër”. Sesioni i 45-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili po mbahet në kryeqytetin saudit Riad, i shtoi zonës së mbrojtur edhe zonën..

botuar më 23-09-21 12.19.MD

Më 28 shtator do të dorëzohen çmimet e kinemasë bullgare “Trëndafilat e Artë”

Festivali i Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” u hap në Varna me premierën e filmit dokumentar “Pulëbardha e fundit” . Në edicionin e 41-të të këtij forumi filmik më të vjetër bullgar, në ekran do të shfaqen më shumë se 60 tituj bullgarë, shumë..

botuar më 23-09-21 11.52.PD