Ministrja e Sportit Vesella Leçeva uroi sportistët, trajnerët dhe aktivistët sportivë me rastin e Ditës së Sportit Bullgar, 17 majit. Ajo u uroi sportistëve bullgarë përgatitje të suksesshme për Olimpiadën e Parisit dhe arritjen e qëllimeve të dëshiruara. Leçeva kujtoi se më 17 maj të vitit 1894, nga Zvicra në Sofje erdhën 10 mësuesit e parë të fizkulturës me detyrën për të hedhur themelet e sportit në Bullgari. Më të famshmit prej tyre ishin Sharlll Shampo dhe Lui Ajer. Për herë të parë në Bullgari zviceranët sollën topa futbolli dhe pajisje të ndryshme gjimnastikore. Ata gjithashtu themeluan organizatën ikonike të gjimnastikës “Junak”. Shampo ishte pjesëmarrësi i parë për Bullgarinë në Lojërat Olimpike Verore - në vitin 1896 në Athinë.
Me propozim të Agjencisë Shtetërore për Rininë dhe Sportin dhe me vendim të Këshillit të Ministrave të datës 4 gusht 2006, 17 maji u shpall Dita e Sportit Bullgar dhe festë profesionale për ata që punojnë në fushën e sportit.
Grigor Dimitrov u kualifikua në fazën e 16-të të turneut të fortë të tenisit në Indian Wells. Tenisti më i mirë bullgar theu rezistencën e veteranit francez Gael Monfis me rezultatin 7-6 (4), 4-6, 7-6 (2) pas më shumë se tre orësh lojë. Bullgari..
“Botev Plovdiv” organizon sot, 11 mars, një ballo bamirësie për të festuar 113 vjetorin e themelimit të klubit profesionist të futbollit. Mjetet e mbledhura do të mbështesin dy fushata - për ndërtimin e monumentit të futbollistit..
Qitëset bullgare fituan një medalje argjendi dhe një bronzi në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Qitjes Sportive në Osijek të Kroacisë. Në garën ekipore të pistoletës 10 metra, Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Adiell Ilieva u..