GERB do t'ia kthejë presidentit mandatin e plotësuar për formimin e qeverisë dhe emrat e ministrave do të bëhen të qartë të hënën, tha për BNT deputetja nga GERB Denica Saçeva. Sipas saj, partia aktualisht është duke negociuar me të gjitha forcat parlamentare, përveç BSP-së, e cila ka njoftuar se nuk do ta mbështesë projektin e kabinetit.
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov komentoi se mundësia e vetme për të mos shkuar në zgjedhje së shpejti është formimi i qeverisë me mandatin e dytë.
"Konfigurimi në parlament nuk mund të formojë një qeveri efektive, prandaj zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e reja", deklaroi kreu i "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov.
Kryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Mustafa Karadajë bëri thirrje për dialog dhe shtoi se partia e tij do ta marrë seriozisht propozimin për një qeveri eksperte të kandidates për kryeministre Maria Gabriel.
Forca më e vogël politike "Ka një popull të tillë" (ITN) do ta mbështesë projekt-kabinetin e GERB-it, sepse nëse nuk votohet buxheti i ri, shteti do të pushojë së funksionuari, paralajmëroi lideri i saj Sllavi Trifonov.Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..