Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një grua bullgare sjell shpirtin e atdheut të saj në Tajlandë

Foto: arkiv personal

Bashkatdhetarja jonë Dejana Minçeva Viktorson prej 13 vitesh prezanton traditat, zakonet, kulturën, historinë dhe kuzhinën bullgare për banorët e ishullit Phuket, në Tajlandë. Në Phuket, Dejana njihet jo vetëm mes bullgarëve, por edhe si anëtare e Klubit Ndërkombëtar të Grave. Në ditën e kombësive të mbajtur në Shkollën Ndërkombëtare Britanike në Phuket në qershor të çdo viti, Dejana vesh një kostum popullor nga qyteti Kjusendill dhe gërsheton në gërshetat e saj flokët e ruajtura të gjyshes së saj.

Dejana ka lindur në Sofje dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, për tekstile. Ajo ka punuar në kriptën e kishës “Shën Aleksander Nevski", ku zotëroi edhe teknikën e pikturimit të ikonave duke pikturuar ikona sipas besimit ortodoks. Për pazaret festive të bamirësisë, ku njerëz të kombësive të ndryshme mblidhen në ishullin Phuket, Dejana përgatit byrek dhe kos tradicional bullgar, si dhe dollma me gjethe hardhie. Byreku është një hit absolut mes banorëve të Phuket-it dhe të huajt në ishull më kanë thënë se nuk kanë ngrënë kurrë kos më të shijshëm se kosi bullgar”, thotë bashkatdhetarja jonë.

Ndonëse familja e saj kryesisht banon jashtë vendit dhe burri i saj është suedez, Dejana i ka mësuar djalit të saj Viktorit të gjitha zakonet bullgare, si lyerja e vezëve për Pashkë, veroret, survakane etj. Për ditën e kombësive edhe djali i saj vishet me kostum popullor bullgar dhe mban gjithmonë flamurin bullgar, pranë Dejanës gjatë festës. Në praninë e tyre nuk ka sesi të mos luhet edhe himni bullgar.


Autore: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD