Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen

Foto: BTA

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev tha se do të kërkojë largimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët, sipas tij, u përpoqën të bënin grusht shtetin në sistemin gjyqësor. Në një konferencë për mediat, Geshev tha se do të prezantojë informacionet që ka, por në një mbledhje të mbyllur të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të “ruajtur prestigjin e gjyqësorit”. Më herët gjatë ditës së sotme, Geshev i dha shpjegime një prokurori mbikëqyrës në Prokurorinë e qytetit të Sofjes në rrjedhën e një hetimi bazuar në një raport të paraqitur kundër tij nga Borisllav Sarafov. Denoncimet ndaj tij Geshev i cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe funksionimit normal të tij dhe theksoi se plotfuqia e kryeprokurorit është mit, si dhe fakti që prokuroria bullgare ruan dhe mbron dikë. Geshev shtoi se pas atentatit kundër tij, ai u bë objektiv i një sulmi mediatik dhe u vu në një situatë për të shpjeguar pse nuk u vra. Ivan Geshev theksoi se nuk mund të ketë shkelur detyrat e tij zyrtare, pasi ditët pas sulmit ishte në një udhëtim pune, ndërsa funksionet e kryeprokurorit i kryente zëvendësi i tij Borisllav Sarafov. Geshev gjithashtu tha se ai kurrë nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe veprimet kundër tij janë sulm ndaj sistemit gjyqësor bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 janarin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..

botuar më 25-01-07 7.40.MD
Ljudmilla Petkova

Problemi kryesor i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë është filozofia e tij e gabuar

Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..

botuar më 25-01-07 4.29.MD
Manoll Genov

BSP nuk ka ftesë për të rinovuar negociatat për formimin e qeverisë

Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..

botuar më 25-01-07 2.46.MD