Nga viti 2018, kundër Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev janë paraqitur mbi 70 kallëzime për shkelje dhe/ose krime të kryera prej tij, njoftoi Prokuroria. Sinjalet janë dorëzuar nga qytetarët, avokatët, shoqatat civile, mediat, organizatat joqeveritare.
Pas marrjes së tyre, kallëzimet i janë dërguar Prokurorisë së Specializuar dhe pas mbylljes së saj me vendim të Asamblesë Kombëtare, i janë dërguar Prokurorisë së Qytetit të Sofjes - i vetmi organ kompetent në vend për të kryer kontrolle dhe hetime ndaj magjistratëve, personave me imunitet dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.
Prokuroria thekson gjithashtu se sipas legjislacionit aktual nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pengesë për kryerjen e një hetimi të pavarur ndaj Prokurorit të Përgjithshëm. Pavarësisht postit zyrtar të personit ndaj të cilit drejtohet kallëzimi, standardi është i njëjtë dhe “sugjerimet se Prokurori i Përgjithshëm është i pakontrollueshëm, i papërgjegjshëm dhe i plotfuqishëm nuk përputhen me të vërtetën”, përfunduan përfaqësuesit e Prokurorisë.
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..