Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”. Ajo gjithmonë festohet ditën e enjte pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Sipas Dhiatës së Re 40 ditë pas ringjalljes së vet Jisu Krishti ka mbetur në tokë, që të predikojë mësimet e veta dhe të bisedojë me apostujt. Këtë ditë buzë malit të Eleonit Krishti është ngritur në qiell. Festa quhet gjithashtu “Dita e Spasit”, sepse me ngritjen e Krishtit në qiell kryhet akti i shpëtimit të njeriut, kurse “Spas” është lidhur me fjalën “spasitell” në bullgarisht. Në kalendarin popullor “Dita e Spasit” është lidhur me kultin ndaj të vdekurve dhe sipas besimit këtë ditë kthehen shpirtrat e të vdekurve.
Më shumë hollësi për besimet popullore, traditat dhe zakonet në Ditën e Spasit mund të lexoni KËTU.Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e vëllezërve të shenjtë dhe mbrojtësve të Evropës Kirili dhe Metodi , krijuesit e prototipit të alfabetit bullgar - alfabetit glagolik . Njoftimet e para me shkrim në literaturën tonë të..
Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit..
Në ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme - e quajtur kështu sepse Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon ndriçimin. Në të, Kisha Ortodokse lavdëron Apostujt e Shenjtë dhe Nënën e Shenjtë të Zotit. Këto shtatë ditë sjellin ndriçim dhe..