Politikanët e koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) janë regjistruar gjatë takimeve të punës dhe këshillave drejtuese në parlament dhe në selinë e partisë. Kështu ka bërë të ditur bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Regjistrimet janë planifikuar nga shërbimet. Autori është deputeti i PP-së dhe ish-ministër i sportit Radostin Vasilev. Motivi është refuzimi i PP-së për ta propozuar sërish për ministër, pohon Petkov. Bashkëkryetari i PP-DB-së deklaroi se "shteti i thellë" është i përfshirë në manipulim sepse shefat e shërbimeve kanë frikë se do të zëvendësohen nga qeveria e ardhshme e PP-DB.
Petkov nuk i është përgjigjur pyetjes se nga i ka marrë informacionet për regjistrimet, por ka komentuar se i duket e çuditshme që presidenti Rumen Radev ende nuk e ka njoftuar se kur do të jepet mandati i dytë për formimin e qeverisë.Këshilli i kryetarëve të grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian njëzëri vendosi të rekomandojë ndërprerjen e anëtarësimit të grupit “Lëvizja për të Drejta dhe Liri” (DPS), për shkak të veprimeve të kryetarit të saj, Deljan Peevski. Si arsye..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..