Qyteti i Sofjes është lider në vend për sa i përket pagës mesatare mujore bruto, e cila është 2603 leva /1,330.89 euro/. Pas saj, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave, të cituara nga BNR Varna, për tremujorin e parë 2023, renditen rajoni i Sofjes - 1,737 leva /888,11 euro/, Stara Zagora - 1,726 leva / 882,49 euro/ dhe Varna 1703 leva /870,73 euro/. Në tremujorin e parë të vitit 2023, paga mesatare mujore është ulur në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2022.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..