Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria merr në pyetje drejtuesit e PP-së për kërcënime ndaj një deputeti

Asen Vasilev
Foto: BGNES

Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" (PP) Asen Vasilev shkoi në Prokurorinë e Qarkut të Sofjes për t'u marrë në pyetje. Para kësaj, Prokuroria e Shtetit njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për presion me kërcënim ndaj deputetit Radostin Vasilev, i cili përhapi incizime skandaloze të një takimi të kryesisë së PP-së

Pyetja e Asen Vasilev ka qenë për këtë procedurë, njoftoi politikani. Pas një bisede 40-minutëshe me prokurorët, ai deklaroi se nuk kishte asgjë për të thënë për këtë temë dhe nuk e ka kërcënuar në asnjë mënyrë Radostin Vasilev. Në pyetje është thirrur edhe bashkëkryetari tjetër i PP-së Kirill Petkov, i cili nuk është paraqitur sepse ndodhet jashtë vendit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria vlerësoi lart Presidencën shqiptare të CEI

Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..

botuar më 24-11-20 3.29.MD

Përpjekja e katërt e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..

rinovuar më 24-11-20 3.14.MD

Filluan protestat e taksistëve

Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..

botuar më 24-11-20 10.24.PD