Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 1 qershorin 2023

Mot i ngrohtë me reshje shiu pasdite vetëm në zonat malore

Foto: BGNES

Mëngjesin e së enjtes do të ketë ulje të dukshmërisë në ultësira dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira dhe reshje lokale mbi malet në Bullgarinë Perëndimore. Temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 15°, në Sofje – 12°. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 28°. Në kryeqytet do të jetë 23°.

Mbi Detin e Zi do të mbajë mot me diell. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 22-24°. Uji i detit është 17-20°. Lëvizja e detit do të jetë 1-2 ballë.

zonat malore pasdite vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 15°, në 2000 m deri në 10°.

Temperaturat do të rriten të premten. Reshjet janë të mundshme vetëm mbi masivin e maleve Rilla dhe Rodopet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD