Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grigor Dimitrov e nisi me fitore bindëse pjesëmarrjen në Paris

Grigor Dimitrov
Foto: BTA

Grigor Dimitrov e nisi me fitore pjesëmarrjen në turneun e tenisit në Grand Slam, Roland Garros, duke mposhtur kazakistanin Timofej Skatov me 6:0, 6:3, 6:2.

Rusi i lindur në vitin 2001, që luan për Kazakistanin, është në vendin e 147-të në renditjen e ATP-së. Në raundin e radhës Dimitrov do të përballet me finlandezin Emill Rusuvuori, i cili përballoi francezin Gregoar Barrer në një ndeshje maratonë që zgjati pesë sete dhe 4 orë e 17 minuta.

“Sigurisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ai po luan shumë mirë. Vitin e kaluar ai pati shumë fitore ndaj lojtarëve të mirë. Ndihem mirë, shpresoj që të jem në një formë të mirë sportive të enjten. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, parashikoi Dimitrov.


Më shumë nga rubrika

8 medalje për Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Sumos

Një medalje ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi – ky është bilanci i pjesëmarrjes së Bullgarisë në Kampionatin Evropian të Sumos në Poloni më 16 dhe 17 shtator. Në garë morën pjesë 8 garues bullgarë. Ari i takoi Presijan Mihovit në kategorinë deri në 77 kg...

botuar më 23-09-18 5.36.MD

Vozitësja Desisllava Angellova u kualifikua në finalen e Beogradit

Në Kampionatin Botëror të Kanotazhit në Beograd, Desisllava Angellova u kualifikua në finalen "A" të skifit për femra. Bashkatdhetaria jonë përfundoi e treta në gjysmëfinalen e parë, duke e kaluar distancën 2000 metra për 7:42.45 minuta, gjë që i..

botuar më 23-09-08 5.25.MD

Në Kupën e Botës Parkour në Sofje marrin pjesë garues nga 29 shtete

Rreth 100 garues nga 29 shtete do të marrin pjesë në Kupën e Botës Parkour, që nis sot për herë të tretë në Sofje. Gara do të mbahet në hyrjen qendrore të sallës “Arena Sofja” në ditët deri më 10 shtator nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Bullgaria do..

botuar më 23-09-08 6.30.PD