Zornica Sllavova dhe S-MO morën çmimin e madh në konkursin për muzikën e re bullgare, pop dhe rok, “Pranvera'23”. Mes 12 këngëve finale, fituesja e edicionit të 54-të të konkursit muzikor fitoi votën e jurisë me këngën “Zgjedhje”. Ajo dhe S-MO do të mund të regjistrojnë muzikë të re origjinale në Studion e Dytë të Radios Kombëtare Bullgare (BNR).
Çmimin e dorëzoi Drejtori i Përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev. “Edhe pse kemi një fitues, të gjithë finalistët janë fitues sonte”, tha ai.
Kënga “Gri i frikshëm” e grupit BOIL u dallua për debutim. Treshja TRIGAIDA u zgjodh për të përfaqësuar Bullgarinë në festivalin “Eurosonic” në Grjoningen të Holandës, ku çdo vit mblidhen muzikantë, producentë dhe gazetarë nga e gjithë Evropa. Si anëtare e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion - BNR i jep një shans një këngëtari bullgar të ngjitet në skenën e këtij forumi prestigjioz muzikor.
Konkursi u krijua në vitin 1970 nga redaksia “Muzika zbavitëse” e BNR dhe u bë e njohur si “Radio Konkursi Pranveror”. Te data e sotme është një nga forumet kryesore për muzikën bashkëkohore bullgare, pop dhe rok.
50 vjet pas regjistrimit të parë të "U përmbys mali", Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ promovoi një version të ri të këngës së njohur popullore bullgare. Shfaqja është me pjesëmarrjen e Korit të Radios për Fëmijë , Orkestrës Simfonike dhe..
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve dhe me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve (26 Shtator), Kopshti i Qytetit në Sofje mirëpret Panairin e Gjuhëve. Në të do të prezantohen tetëmbëdhjetë gjuhë, njëzet institute kulturore, ambasada dhe..
“Mësimet e Bllagës”të Stefan Komandarev dhe “Diada” e Jana Titova ndanë çmimin e madh për një film artistik në edicionin e 41-të të Festivalit të Kinemasë Bullgare “Trëndafili i Artë” . Juria në Varna theksoi se të dy filmat janë “fenomenal,..
50 vjet pas regjistrimit të parë të "U përmbys mali", Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ promovoi një version të ri të këngës së njohur popullore..