Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sirena në kujtim të Hristo Botevit dhe të Vdekurve për Lirinë e Bullgarisë

Foto: Iva Antonova

Pikërisht në orën 12:00, sirenat në mbarë vendin ranë për dy minuta dhe populli qëndroi në vend për të nderuar kujtimin e poetit revolucionar Hristo Botev dhe të të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Më herët gjatë ditës, në malin Okollçica, ku heroi bullgar dhe çeta e tij vdiq 147 vjet më parë, filloi pelegrinazhi tradicional mbarëkombëtar para monumentit të revolucionarit. Kryeministri në detyrë Gëllëb Donev priti gardën e nderit dhe mbajti një fjalim me këtë rast. Në Kuvendin Popullor, deputetët nderuan Ditën e Botevit me deklarata në emër të grupeve të tyre parlamentare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..

botuar më 24-05-24 6.31.MD

BE e kërcënoi Bullgarinë me sanksione nëse nuk vendos ekototaksa për kamionët

Komisioni Evropian i dha Bullgarisë dhe 15 vendeve të tjera të BE-së një afat prej dy muajsh për të zbatuar plotësisht rregullat evropiane për tarifat për kamionët e ngarkesave dhe për t'i sjellë ato në përputhje me dyoksidin e karbonit të emetuar nga..

botuar më 24-05-24 5.57.MD