“Ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodh me financat bullgare dhe veçanërisht me menaxhimin e rezervës fiskale, si dhe me gjendjen dhe sigurinë e Fondit të Argjendtë". Këtë e deklaroi në Kuvendin Popullor Rumen Geçev nga BSP-ja. Sipas tij, nga informacionet e paraqitura nga ministrja e financave Rosica Vellkova, rezulton se nga rezerva fiskale në mars dhe prill u shfrytëzuan gjithsej rreth 4 miliardë leva (rreth 2 miliardë euro). Ai përkujtoi se në rezervën fiskale ekziston një komponent i ndjeshëm - Fondi i Argjendtë, i cili garanton qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve shtetërore dhe tha se BSP mbetet në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga ministri i financave se për çfarë u shpenzuan këto mjete.
Mjetet nga Fondi i Argjendtë dhe projektet evropiane janë të disponueshme në rezervën fiskale, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave. Ai shoqërohet me të dhëna publike për gjendjen e rezervës fiskale dhe stoqet në të ashtuquajturën “Llogari të vetme”, të cilat ruhen në Bankën Kombëtare Bullgare (BNB).
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e larta - nga bora dhe do të formohet mbulesë bore. Temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në Bullgari. Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i Hungarisë në..
Nuk ka asnjë rrezik të drejtpërdrejtë në ujërat bullgare dhe në bregdet. Ndotja drejtohet në drejtimin juglindor të Gjirit të Kerçit dhe në veri drejt Ngushticës së Kerçit dhe ekziston një rrezik serioz i ndotjes së Detit të Azov. Kështu ka thënë..