Dyshja bullgare e neofolkut botëror Flying Nomads është rikthyer me këngën Redwall. Në projektin e tyre të fundit, Kristina Angellova (dafne, perkusion) dhe Daniel Angelov (dajre, vokal) shprehin shqetësimin e tyre për kërcënimin e drejtpërdrejtë që lidhet me një propozim investimi për të hapur një gurore në një rajon që është pjesë e Natura 2000, brenda zonës tampon të Parkut të Biosferës “Muri i Kuq”, që bën pjesë në listën e UNESCO-s.
Dëgjoni “Redwall” këtu.
Shikoni videon këtu:
Flying Nomads kanë fituar njohje të gjerë përmes performancave të tyre të suksesshme në festivale ndërkombëtare si Exit dhe Cosmopolis. Ndërsa kënga e tyre “Prush” u përfshi në CD-në promovuese të revistës SONGLINES duke i bërë edhe më të njohur në skenën muzikore.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Kori popullor i grave "Zërat bullgarë - Engjëjt" nis sot, 21 shtator, një turne evropian. Koncerti i parë është sonte në Hoofdorp të Holandës, në orën 20:15 me orën lokale. Pas kësaj do të ketë koncerte në Heerlen më 22 shtator, në Herford më 23..
Shoqëria bullgaro-kanadeze në Kolumbinë Britanike organizon festivalin bullgar të qëndisjes "Kanatica". Edicioni i parë i forumit do të zhvillohet nga 22 deri më 24 shtator në Vankuver të Kanadasë. Festivali mban emrin e një lloji të qëndisjes..
Në harmoni me vjeshtën që po afron, në rubrikën “Kënga e ditës” do të dëgjojmë “Shiu funk” – kënga e tretë origjinale e grupit pop-swing Wet Pebbles. Ajo u regjistrua në Radion Kombëtare Bullgare si çmim për debutimin e grupit me këngën e tyre “Magjia..