Deputeti i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) Mirosllav Ivanov i bëri thirrje liderit të GERB-it Bojko Borisov që vullnetarisht të heqë dorë nga imuniteti i deputetit, pasi në shoqëri ka "tension të jashtëzakonshëm dhe dyshim" se ai ka marrë pjesë në akte kriminale. Ai sqaroi se ky është qëndrimi zyrtar i forcës politike që ai përfaqëson. Mirosllav Ivanov komentoi edhe kabinetin e mundshëm të ardhshëm, i cili nesër duhet të votohet në Kuvendin Popullor, duke parashikuar rezistencë serioze të kundërshtarëve politikë dhe vendosjen e “bombave” në ministritë e veçanta.
“E gjithë makina e aparatit shtetëror aktualisht është nën autoritetin e vetëm të presidentit”, shtoi gjithashtu Mirosllav Ivanov.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..