Prokuroria e qytetit të Sofjes i propozoi prokurorit të përgjithshëm që të kërkojë imunitetin parlamentar të liderit të GERB-it, Bojko Borisov, në të ashtuquajturën çështje “Barcelonagate”. Sipas prokurorit mbikëqyrës të çështjes, u mblodhën prova se Bojko Borisov ka pastruar para, pasi ish-kryeministri u siguronte palëve të treta fonde të fituara në mënyrë kriminale për blerjen e pasurive të paluajtshme jashtë vendit.
“Kam qenë pa imunitet për dy vjet. Unë definitivisht nuk do ta jap tani, sepse duhet të jesh i verbër për të mos parë se çfarë po ndodh në këtë moment”, tha në parlament lideri i GERB-it, Bojko Borisov.
“Drejtësia nuk duhet të jetë shkop”, komentoi për gazetarët këtë rast bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” Kirill Petkov, i cili mori pjesë në protestën kundër presidentit të mbajtur në Sofje.
Kreu i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov i bëri thirrje Borisovit që të heqë vetë imunitetin. Deputetët e BSP dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) deklaruan se do të mbështesin heqjen e imunitetit të Borisovit.
Nën moton “Të gjithë së bashku për sportin”, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon Javën Evropiane të Sportit #BeActive nga 23 deri më 30 shtator. Programi i veprimtarisë përfshin nisma të shumta për promovimin e sporteve aktive, përmirësimin e..
Tubimi i 18-të Kombëtar për Mbrojtjen e Racave Vendëse të Kafshëve Bujqësore Bullgare mbahet sot në zonën “Panicite” pranë qytetit Kalofer. Veprimtarinë me titull “Të ruajmë së bashku gjithçka bullgare” do ta hapë ministri i bujqësisë Kirill Vëtev...
Të shtunën në orën 09:50 është ekuinoksin diellor me të cilin fillon vjeshta astronomike. Dita do të jetë me diell, pas mesditës në fusha - e nxehtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimumi do të arrijë në 32°-37°, në Sofje rreth 33°...
“Ka tri mësime politike”, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një ceremoni përpara Monumentit të Pavarësisë në Sofje me rastin e 115 vjetorit të shpalljes..
Ditën e premte do të mbajë mot me diell me vranësira pasdite në zonat malore. Temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 19°, në Sofje - 14°...
Të shtunën në orën 09:50 është ekuinoksin diellor me të cilin fillon vjeshta astronomike. Dita do të jetë me diell, pas mesditës në fusha - e nxehtë...